Erdogan rrugës së diktatorit: Arrestohet qytetari turk i cili deklaroi se “Erdogan është qesharak”

Erdogan rrugës së diktatorit: Arrestohet qytetari turk i cili deklaroi se “Erdogan është qesharak”

Një prononcim për emisionin “Street Cat” të realizuar në qytetin e Rizes, i ka kushtuar qytetarit turk me a rrestim dhe b urgosje. Në fakt, qytetari me inicialet E.A. ka përfunduar në b urg pasi kishte kritikuar një deklaratë të presidentit, Erdogan. Ky i fundit ditë më parë me rastin e nisjes së punës për hapjen e “Kanalit të Stambollit”, kishte deklaruar se “Ne do të jemi ndër 10 ekonomitë më të mira të botës?”, transmeton Telegrafi.

Në pyetjen se çfarë mendojnë për këtë pohim të të parit të shtetit turk, qytetari ishte përgjigjur ndër të tjera se “Unë mendoj se ai është qesharak” dhe kjo u konsiderua si një vepër p enale dhe me këtë rast u a rrestua. Kjo ka bërë që të reagojë edhe kryetari i degës së partisë CHP për Rize, Saltuk Deniz, i cili tha se “Kritikimi i AKP-së po rezulton me ndalime. Këtë e përjetoi E.A. dhe familja e tij”.