Erdogan sulmon ashpër Europën: “Nuk marr urdhëra nga ju!”

Erdogan sulmon ashpër Europën: “Nuk marr urdhëra nga ju!”

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka s ulmuar udhëheqjen e Bashkimit Evropian për shkak se i kërkoi që mbante një profil të ulët gjatë vizitës së tij në Qipro më 20 korrik.

Presidenti i Turqisë u shpreh se “Dje kam biseduar me Presidenten e Komisionit Evropian dhe më tha “Kam dëgjuar që ju do të shkoni në Qipro”, unë u përgjigja “po, unë do të shkoj”. “Mos dërgoni mesazhe të ashpra nga atje” më tha. “Unë nuk pranoj udhëzime nga askush” tha Erdogan.