Erdogan tërheq Turqinë nga konventa botërore, alarmohet Franca dhe Gjermania: “Po bën gabim!”

Erdogan tërheq Turqinë nga konventa botërore, alarmohet Franca dhe Gjermania: “Po bën gabim!”

Turqia është tërhqur sot edhe zyrtarisht nga Konventa e Stambollit, e krijuar për t’i m brojtur gratë nga dh una në familje. Erdogan ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja ndërkombëtare për mbrojtjen e grave, përkundër thirrjeve të aktivistëve që e shohin dokumentin si instrument kryesor në lutfën kundër dh unës në rritje në familje.

Ky vendim i paralajmëruar i Turqisë ka marrë paraprakisht reagimin e ashpër të Gjermanisë dhe Francës. Ministria gjermane e Punëve të Jashtme thoshte konsideron se ky vendim dërgoi një sinjal të gabuar te Evropa dhe gratë turke. Edhe Ministria franceze e Punëve të Jashtme është shprehur e indinjuar thellë për vendimin e Turqisë, duke konsideruar se kjo shënoi një pengesë të re për këtë vend në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut.