Eurodeputetja shpërthen fuqishëm në kritika ndaj BE-së: Kërkoj liberalizim vizash për Kosovën

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se Samiti i BE-Ballkani Perëndimor ka qenë një paradë e hipokrizisë. Eurodeputetja në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian tha se BE-ja duhet që të jetë kredibile në Ballkan dhe mes tjerash t’i liberalizojë vizat për Kosovën, raporton Gazeta Express.

“Samiti i Bërdos mes BE-së e Ballkanit Perëndimor në Slloveni ishte një paradë e hikokrizisë, fjalëve boshe, zmbrapsjes autokratike dhe mbi të gjitha, shtirjes. BE-ja duhet të jetë kredibile në ofertën e saj për Ballkanin Perëndimor dhe vlerësimet në rajon duke: Riforcuar EUFOR-in në Bosnje e Hercegovinë, duke i hapur bisedimet e anëtarësimit menjëherë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke e realizuar liberalizimin e vizave për Kosovë dhe kushtëzim për shtet ligjor të rre ptë për Serbinë dhe Malin e Zi”, ka thënë Cramon.