Evropa po vendos tela gjemborë në kufijtë e saj: Çfarë po ndodhë, nga se po mbrohen?!

Evropa po vendos tela gjemborë në kufijtë e saj: Çfarë po ndodhë, nga se po mbrohen?!

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer vlerësoi sot legjitime dëshirën për të mbrojtur kufijtë, ndërsa vendet evropiane po kërkojnë ndihmën e BE-së për të ngritur mure me tela gjemborë për të parandaluar ardhjen masive të emigrantëve.

Polonia kërkoi 350 milionë euro dhe mobilizoi mijëra trupa në kufi për të ndërtuar një gardh në kufirin e saj me Bjellorusinë.

I pyetur për nevojën e gardhit të ndërtuar nga Polonia, ministri i Brendshëm tha për Bild se “duket legjitime për ne që të mbrojmë kufirin e jashtëm (të BE-së) për të parandaluar kalimet e paligjshme”.