Festoi me të fejuarën ditëlindjen në Stamboll, ky është çifti i shqiptarëve që vdiqën në Bullgari

46 persona kanë nderruar jete aksidenti tragjik në Bullgari, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin, shpërtheu në flakë. Sipas mediave maqedonase mes tyre janë edhe Gazmend Ukalli, 27 vjeç, nga Kërçova dhe e fejuara e tij Albina Belluli, 23 vjeçe nga Tetova dhe kishin shkuar në Stamboll për të festuar bashkë ditëlindjen e 27-të.

Ukalli ishte pjesë e zyrës së kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari dhe ka qenë ky i fundit që ka konfirmuar vdekjen tragjike të 27-vjeçarit dhe të fejuarës së tij.