Gjermania i dërgon mesazhin e fuqishëm Turqisë, pasi Erdogan ia dëboi ambasadorin

Gjermania shprehu shqetësimin e saj pasi presidenti turk, Erdogan urdhëroi dëbimin e dhjetë ambasadorëve perëndimorë. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stephen Seibert tha se Berlini nuk mori një deklaratë zyrtare nga Ankaraja, por se “me shqetësim” e mori parasysh deklaratën e presidentit turk.

Erdogan urdhëroi ambasadorët e 10 vendeve, përfshirë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Gjermanisë, të shpallen non grata sa më shpejt të jetë e mundur, pas një kërkese të tyre lidhur me çështjen e biznesmenit dhe filantropit turk, Osman Kavala, i cili po mbahet në burg.