Greqia: “Shqipëria po blen drona ushtarak nga dhëndri i Erdoganit!”

Greqia: “Shqipëria po blen drona ushtarak nga dhëndri i Erdoganit!”

Sipas asaj që shkruan media greke, Shqipëria do të blejë dronë ushtarakë 8.2 milion euro nga kompania turke Baykar Defense. Buxheti i qeverisë i ndryshuar në 22 qershor i dha paratë Ministrisë së Mbrojtjes për këtë qëllim, shkruhet në Caiptal.gr.

Baykar është në pronësi të Selcuk Bayraktar, një tjetër dhëndër i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili disa muaj më parë, në fillim të majit, u shfaq midis atyre “të kënaqurve” me bllokadën përfundimtare ndaj Turqisë lidhur me F-35.