Inteligjenca amerikane dhe britanike paralajmërojnë aleatët: Putin po përgatit pushtimin e Ukrainës

Shërbimi amerikan i inteligjencës dhe ai britanik, janë gjithnjë e më të bindur se Vladimir Putin po përgatit një s u lm ushtarak për të marrë nën kontroll një zonë më të gjerë të Ukrainës ose për të destabilizuar vendin duke projektuar një qeveri më pro Moskës.

New York Times raporton se agjentët sekretë amerikanë kanë paralajmëruar aleatët se ekziston një dritare e përkohshme dhe e vogël për të parandaluar një s ulm të tillë, duke shtyrë vendet europiane që të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të zhvilluar një paketë sanksionesh ekonomike dhe masash ushtarake për të frenuar Kremlinin.