Irani jep alarmin: Dronët amerikanë futen në hapësirën tonë ajrore

Vijon të përkeqësohen më tej marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA, pasi Teherani zyrtar deklaroi se pikasi dy dronë amerikanë që kishin shkelur hapësirën ajrore gjatë stërvitjeve ushtarake që u mbajtën gjatë kësaj jave.

Sipas mediave iraniane, avionët amerikanë pa pilotë hynë në hapësirën ajrore dhe ndryshuan kurs vetëm pasi u paralajmëruan nga mbrojtja ajrore iraniane.

Në këtë incident që ndodhi në Gjirin e Hormuzit raportohet të jenë përfshirë dy dronë “MQ-9 Reaper” dhe një “RQ4+ Global Hawk”.