Irani jep të dhënat e dhimbshme: “Kështu u dërrmuam nga sanksionet e Trump-it”

Irani jep të dhënat e dhimbshme: “Kështu u dërrmuam nga sanksionet e Trump-it”

Zv.presidenti i parë i Iranit, Eshaq Jahangiri, tha se vendi i tij kishte humbur rreth 100 miliardë dollarë të ardhura nga nafta për shkak të sanksioneve të SHBA.

“Sanksionet kanë shkaktuar dëme prej rreth 100 miliardë dollarësh nga të ardhurat e naftës. Po të mos ishte kjo, njerëzit nuk do të ekspozoheshin ndaj kushteve të tilla ekonomike”, tha Jahangiri.

Më 26 shtator, 2020, Presidenti iranian Hassan Rouhani deklaroi se humbjet totale të shkaktuara nga sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara në 2018 arrijnë në 150 miliardë dollarë.