Ish-ambasadori holandez ‘godet’ kryeministren serbe: “Si mund të gënjesh kaq shumë e pa turp?!”

Ish-ambasadori holandez ‘godet’ kryeministren serbe: “Si mund të gënjesh kaq shumë e pa turp?!”

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, ka zhvilluar një v1deo takim me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim Oliver Varhelyi. Ajo në takim ka thënë se Serbia ka bërë një përparim të konsiderueshëm sidomos në fushën e sundimit të ligjit, lirive të medias, mbrojtjen e gazetarëve dhe në lidhje me ekonominë.

Por, kryeministres serbe për këtë deklaratë i ka reaguar Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovë. Bosch, ka pyetur se si mund të gënjejë kaq shumë e pa turp Bërnabiq. Ai ka thënë se situata në Serbi është përkeqësuar në mënyrë dramatike, pasi sipas tij, liria e shtypit nuk ekziston dhe Serbia po ndjek një politikë argesive në rajon. “Shpresoj dhe besoj se Varhelyi mund t’i shohë të gjitha këto marrëzira”, ka shkruar ish-ambasadori Bosch në një postim në Facebook. LAJMI I PLOTE