Ish-deputeti grek futet në burg: Ishte armiku i betuar i shqiptarëve

Ish-deputeti grek futet në burg: Ishte armiku i betuar i shqiptarëve

Ish-deputeti grek i Agimit të Artë, Christos Pappas, i njohur edhe si një a rmik i betuar i shqiptarëve, u p rangos më 1 korrik pasi ishte fshehur Athinë në shtëpinë e një gruaje 52-vjeçare nga Ukraina. Kanë qenë autoritetet greke që kanë publikuar detaje të reja nga operacioni që çoi në a rrestimin.

Sipas njoftimeve që iu bënë dje medias greke, bëhet fjalë për një telefonatë anonime në rajonin e policisë që vendosi në dijeni autoritetet për fshehjen e tij në një godinë në një lagje pranë qendrës së Athinës. Pas kësaj telefonate agjentët u vunë në lëvizje për të kontrolluar dhe survejuar të gjitha lëvizjet në zonë që çuan në prangosjen e Pappas.