Ish-eprori i UÇK-së i bën thirrje presidentit serb: “Hajde Vuçko, po të presim në Kosovë, veç a ki b…”

Ish-eprori i UÇK-së i bën thirrje presidentit serb: “Hajde Vuçko, po të presim në Kosovë, veç a ki b…”

Pas ngjarjeve që ndodhën në veriun e Kosovës, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, por edhe disa politikanë serbë kanë këcrënuar Kosovën me ushtri. Dikush nga Kosova po i bënë ftesë Vuçiqit që të vjen në Kosovë. Është ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili thotë se po e presim Vuçiqin. Miftari përmes një postimi në Facebook shkruan se me këto kërcënime Vuçiqi është bë bajat, sikurse Ramush Haradinaj dhe disa analistë të ish-pushteteve.

Postimi i plotë: Mirë se vini Vuçko veç a keni ju b.. me ardhë në Kosovë se kësajde jemi, edhe ashtu jemi të pa punë, ka rrimë kot edhe shumica jemi singel, së paku kem me çka të merremi. Ani kur të ju gjuhen OVL e PPD deh AAK me 40.000 veteranë të rrejshëm ju han pa pjek.

Vuçko le këtë hajgare se ka tre muaj që jeni nisur ju për Kosovë. Nuk është Kosova larg diku te Australia, je bë humorist e bajat me fjalë koti si Ramush Haradinaj dhe do analistë rrogëtar të ish pushteteve, veç kur po gjuan nga shpati po varet sa kanë pi alkool…. ose sa ja pagu me fol…