Ish-gjenerali amerikan deklarohet fuqishëm: “Me Ushtrinë e Kosovës do të shkoja kudo në botë !”

Nga 2011-ta, kur nisi partneriteti FSK-Garda e Iowas, Kosova përfitoi shumë dhe këtë e dëshmoi edhe festimi i dekadës së parë, me shumë ceremoni e pritje. Gjenerali amerikan që i priu këtij bashkëpunimi, gjenerali Orr tregoi disa nga to.

“Ne kemi pasur shkëmbime të shumta, grupe individuale dhe formacione më të mëdha, dhe më duhet të them se kemi pritur me mijëra ushtarë, vetëm gjatë kohës sime kemi pasur 25 deri në 30 shkëmbime”.

Sipas Orr, arritja më e madhe është zbarkimi i pesë ushtarëve të FSK-së në Kuvajt. “Absolutisht që do të zbarkonim kudo me FSK-në. S’mund të flas në emër të gjeneral Corell, por me gjithë ato çfarë kam parë dhe lexuar dhe bisedat që kam pasur me FSK-në, jam shumë krenar me ushtarët e FSK-së dhe atë që kanë arritur. Dua vetëm t’ju them Faleminderit njerëzve në Kosovë që besuan në mision”.