Ish-sekretari i NATO-s: Serbia ta njohë Kosovën, nuk ka zgjidhje tjetër

Ish-sekretari i NATO-s: Serbia ta njohë Kosovën, nuk ka zgjidhje tjetër

Për ish sekretarin e Përgjithshëm në detyrë të NATO-s, Alessandro Minuto-Rizzo, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka rëndësi kyce për Ballkanin. Por që kjo të arrihet sipas tij, pikënisja duhet të jetë vendosja e normalitetit në rajon që nis me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Në një intervistë për KosovaPress, Minuto-Rizzo u shpreh se ngjarjet e fundit, ato të tensioneve në veri pas vendosjes së reciprocitetit për targa, përcjellin sinjalin se marrëdhënia mes Kosovës e Serbisë është larg të qenit normale.