Izraeli hap ambasadë edhe në Dubai: “Po shkruajmë histori!”

Izraeli hapi konsullatën e tij në qytetin e Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), raporton Anadolu Agency (AA). Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së konsullatës në Dubai, pas hapjes së ambasadës së vendit të tij në kryeqytetin Abu Dhabi.

Duke bërë një fjalim të shkurtër pas ceremonisë, Lapid tha se, “Ne po mësohemi të shkruajmë histori. Kjo konsullatë nuk është një vend simbolik. Është një vend i jetës, turizmit dhe biznesit”.