Pas tensioneve në veri, Vuçiç shkon të takohet në Moskë me Putinin: Ja arsyeja

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka konfirmuar sot se më 25 nëntor do të udhëtojë drejt Moskës për një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, e ku një nga temat do të jetë edhe çmimi me të cilin do ta blejë Serbia gazin rus gjatë vitit tjetër.

Pavarësisht negociatave që janë zhvilluar në mes të një kompanie gjermane dhe drejtorit të “Serbijagas”, për çmimin e gazit që do t’i shitet Serbisë në vitin tjetër do të vendos Vladimir Putin.