Jepet alarmi për sigurinë në Ballkan, vjen paralajmërimi: Perëndimi duhet të nis operacion ushtarak ndaj Serbisë

Jepet alarmi për sigurinë në Ballkan, vjen paralajmërimi: Perëndimi duhet të nis operacion ushtarak ndaj Serbisë

Lidhur me reagimet dhe këcrënimet e shumta që ka pasur Vuçiq dhe shteti i tij kundër Kosovës, duke filluar nga momenti i heqjes së reciprocitetit e deri te aksioni i fundit i policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës dhe heshtja e Perëndimit ndaj tij, ka pasur reagime të shumta.

E eksperti i sigurisë, Lulzim Peci, ka thënë se mbyllja e syve të Perëndimit para “Botës Serbe”, do të bëjë që të vijnë ditë të errëta në Ballkan. Ai ka theksuar se në këtë mënyrë mund të jetë i domosdoshëm operacioni ushtarak.

“Nëse nuk ndalet tani Serbia, perëndimi, në vend të integrimit të Ballkanit Perëndimor, do të detyrohet edhe një herë të mendojë për opsione ushtarake”, ka shkruar ai. Ai shtoi se “Historia nuk përsëritet përherë, pasi njerëzimi do të kthehej vazhdimisht në pikën zero, mirëpo tani për tani jemi në rrugë që kjo të bëhet në Ballkan”.LAJMI I PLOTE