Jepet mesazhi: Avionët luftarakë gjermanë dhe izraelitë fluturojnë mbi Jerusalem

Jepet mesazhi: Avionët luftarakë gjermanë dhe izraelitë fluturojnë mbi Jerusalem

Forcat ajrore gjermane dhe izraelite fluturuan me avionë luftarakë mbi Jerusalem të dielën për të treguar lidhjet e tyre të ngushta përpara një stërvitjeje ushtarake më të madhe ndërkombëtare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fluturimi shënoi fillimin e stërvitjes ndërkombëtare, më i madhi që u mbajt në Izrael deri më sot. Krahas Gjermanisë dhe Izraelit, Italia, Britania, Franca, India, Greqia dhe SHBA po marrin pjesë gjithashtu.