Jepet mesazhi i fuqishëm! – Turqia dhe Amerika zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Detin e Zi

Jepet mesazhi i fuqishëm! – Turqia dhe Amerika zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Detin e Zi

Forcat detare turke dhe amerikane zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Detin e Zi, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë. Fregatat turke TCG Turgutreis dhe TCG Oruçreis ishin pjesë e stërvitjes së bashku me USS Porter dhe USS Donald Cook të marinës amerikane, tha ministria në një deklaratë.

Dy avionë të Forcës Ajrore Turke F-16 dhe një avion patrullues detar amerikan morën pjesë gjithashtu në stërvitje, njoftohet më tej. “Stërvitja e kryer për llojet themelore të lutfës detare ka forcuar më tej bashkëpunimin midis forcave detare të të dy vendeve dhe ka kontribuar në ndërveprimin e tyre”, thuhet në deklaratë.