Jepet paralajmërimi i fortë: “Shqipëria e Madhe përballë Botës Serbe”

Jepet paralajmërimi i fortë: “Shqipëria e Madhe përballë Botës Serbe”

Tensionet e fundit në Ballkan me deklarata dhe veprime si në veriun e Kosovës e kanë vendosur rajonin në qendër të vëmendjes. Gazeta greke “Kathimerini” i ka kushtuar një analizë të gjatë rajonit.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama, me deklaratat e tij të fundit, sipas të cilave ka vendosur si synim të karrierës së tij politike bashkimin e Shqipërisë me Kosovën (Shqipëria e Madhe) hapi kapakun me fanatizmin e rrezikshëm ballkanik. Kishte një reagim të menjëhershëm nga Beogradi, i cili, përmes Ministrit të Brendshëm Aleksandër Vulin, këmbënguli se bashkimi serb “është pengesa e vetme për një Shqipëri të madhe”.

Dhe nga prapa Kremlini, i cili shtrëngoi dhëmbët ndaj Ramës dhe Perëndimit, duke lavdëruar “nismat e Beogradit për botën serbe”, domethënë Serbinë e Madhe. Siç tha pala serbe – jo padrejtësisht në një kuptim – “ajo që u lejohet shqiptarëve nuk mund t’u ndalohet serbëve dhe ata që heshtin për deklaratat e Ramës për krijimin e Shqipërisë së Madhe duhet të heshtin kur ne serbët flasim për të “Bota Serbe” tha Vulin. LAJMI I PLOTE