Joe Biden e siguron Izraelin: Asnjëherë nuk do ta lejoj që Irani të ketë armë bërthamore

Joe Biden e siguron Izraelin: Asnjëherë nuk do ta lejoj që Irani të ketë armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e siguroi të hënën homologun e tij izraelit, Reuven Rivlin, gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë se Irani kurrë nuk do të bëhet me a r m ë b ë rthamore.

“Ajo që mund të ta them është se Irani kurrë nuk do të bëhet me a r më b ë rthamore para syve të mi”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë në fillim të takimit që u mbajt në Zyrën Ovale.

Takimi mes Bidenit dhe Rivlinit u zhvillua pak ditë para se këtij të fundit t’i përfundojë mandati 7-vjeçar dhe pas ardhjes në pushtet të kryeministrit Naftali Bennett, i cili e zëvendësoi Benjamin Netanyahun.