Joe Biden gjunjëzohet para shefes së stafit të Presidentit të Izraelit, ja arsyeja

Presidenti Joe Biden është gjunjëzuar para shefes së stafit të Presidentit të Izraelit, Reuven Rivlin pasi e ka kuptuar se ajo është nënë e 12 fëmijëve.

Në një takim me presidentin në largim të Izraelit Reuven Rivlin në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Biden u gjunjëzua para shefes të stafit të Rivlin, Rivka Ravitz, në respekt të faktit se ajo ka 12 fëmijë, shkruan The Times of Israel, transmeton Gazeta Express.

Momenti u raportua nga disa media, së bashku me një foto të marrë nga momenti nga një anëtar i Zyrës së Shtypit të Qeverisë së Izraelit që shoqëroi delegacionin presidencial Izraelit.