Joe Biden: SHBA do ta mbrojë Tajvanin, nëse e sulmon Kina

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, tha se vendi i tij do ta mbrojë Tajvanin, nëse Kina do ta s u lm o n t e këtë ishull. “Po, ne kemi një zotim për ta bërë këtë”, tha ai, kur u pyet nëse Shtetet e Bashkuara do ta mbronin Tajvanin, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Por një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë më vonë u tha disa medieve amerikane se deklarata e presidentit nuk përbën ndryshim të politikave. ShBA-ja për një kohë të gjatë ka praktikuar “paqartësi strategjike”, kur bëhet fjalë për çështjen e ndjeshme për mbrojtjen e Tajvanit.

Kjo ka nënkuptuar që ShBA-ja qëllimisht ka qenë e paqartë rreth asaj se si do të vepronte, nëse Kina do ta s ul m on te Tajvanin. Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, por i shesin a r më si pjesë e Aktit për Raportet me Tajvanin, sipas të cilit ShBA-ja duhet ta ndihmojë ishullin për ta mbrojtur veten.