Kancelari i ri i Gjermanisë jep lajmin e madh: Të hiqen vizat për Kosovën

Kancelari i ri i Gjermanisë jep lajmin e madh: Të hiqen vizat për Kosovën

Olaf Scholz do të jetë kancelari i ri i Gjermanisë. Në marrëveshjen që ka 178 faqe jepen detaje për qeverisjen e tyre në katër vitet që vijnë e ku vëmendje i kushtohet edhe Kosovës dhe fqinjëve të saj.

“Ne mbështesim procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Për këtë është e nevojshme përmbushja e të gjitha kritereve dhe reformave të nevojshme. Në këtë kontekst, ne forcojmë shoqërinë civile dhe hapat e mëtejshëm të para-anëtarësimit. Gjëja tjetër që duhet bërë është hapja e kapitujve të parë të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pastaj jetësimi i liberalizimit të vizave me Kosovën dhe vazhdimin e bisedimeve me Malin e Zi dhe Serbinë”, thuhet në këtë marrëveshje.