Kina ndërton rreth 100 baza për raketa bërthamore: Çfarë po planifikojnë kinezët?!

Kina ndërton rreth 100 baza për raketa bërthamore: Çfarë po planifikojnë kinezët?!

Ekspertët kanë konstatuar se Kina po ndërton rreth 100 vendqëndrime për r aketa b ërthamore afër qytetit të Youmen-it. Hulumtuesit e qendrës “James Martin Center for Nonproliferation Studies” në Kaliforni i kanë shqyrtuar imazhet satelitore dhe kanë konstatuar se Kina është në proces e sipër të ndërtimit të vendqëndrimeve për r aketa b ërthamore.

Imazhet tregojnë 119 zona ndërtimi gati identike për të cilat analistët thonë se kanë vërejtur tipare të ngjashme me qendrat e tjera ndërtimore për ICBM, të cilat Kina po i ndërton. Besohet se Kina posedon numër më të vogël të r aketave b alistike krahasuar me SH.B.A dhe Rusinë, duke numëruar rreth 250-350 sosh.