Kosova po përgatitet ‘për luftë’? Blen 14 autoblinda nga Turqia!

Kosova po përgatitet ‘për luftë’? Blen 14 autoblinda nga Turqia!

Kosova ka nënshkruar kontratën me Turqinë për blerjen e 14 automjeteve ushtarake të blinduara me pajisje të armatimit, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burime zyrtare brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, gjithashtu ka njoftuar se eksporti i parë i makinave turke të blinduara të tipit Vuran, të prodhuara në bashkëpunim me firmat e mbrojtjes në Turqi, do të arrijnë në Kosovë.

Sipas burimeve brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës, FSK-ja ka kontraktuar blerjen e katër automjeteve të tipit Vuran me tërheqje 4×4, ndërkaq që dhjetë të tjerat janë të së njëjtës kompani, por të tipit KIRPI, të pajisura me armatime.

“Të gjitha këto automjete të blinduara janë pajisje shumëfunksionale. Një pjesë e tyre pritet të arrijnë në Kosovë në fillim të vitit të ardhshëm”, tha burimi në fjalë. LAJMI I PLOTE