Krisi lufta?! Anije kineze hyjnë në ujërat territoriale të Japonisë

Katër anije kineze të mërkurën hynë në ujërat territoriale të Japonisë jashtë Ishujve Senkaku në Detin e Kinës Lindore. Zyrtarët e Rojës bregdetare të Japonisë theksuan se anijet iu afruan ishujve Minamikojima dhe Uotsuri Jima dhe qëndruan në zonë për rreth dy orë, ndërsa zyrtarët japonezë paralajmëruan anijet të largoheshin.

Sipas transmetuesit publik japonez NHK, kjo shënon herën e 30-të në vitin 2021 që anijet zyrtare kineze kanë hyrë në ujërat territoriale të Japonisë jashtë Ishujve Senkaku, duke shtuar se hera e fundit ishte më 19 shtator. Ishujt Senkaku kontrollohen nga Japonia, por edhe Kina i pretendon ato.