Kroacia dërgon 132 ushtarë në Kosovë: Ata do të shërbejnë në vendin tonë

Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë ka bërë të ditur se në Kosovë do të nisin 130 ushtarë kroatë si pjesë e KFOR-it.

Ata do të nisen në Kosovë me një ceremoni e cila do të mbahet sot nga ora 10:30 në kazermën 132″ Brigada e Ushtrisë Kroate ”në Nasice.

Ky është kontigjenti i 36-të me ushtarë kroatë që janë pjesë e NATO-s dhe nisen për të shërbyer në Kosovë.