Kryeministri hungarez e kërcënon BE-në: Serbia duhet të jetë në Europë

Kryeministri hungarez Viktor Orban së bashku me Presidentin serb Aleksandar Vucic, shënuan ceremoninë e hapjes së punimeve të hekurudhës lidhëse mes dy shteteve duke lëshuar thumba ndaj Bashkimit Europian, transmeton Gazeta Metro.

“Ngadalë po shtrohet pyetja nëse Serbia dëshiron të hyjë në BE dhe a do të ketë ku dhe kujt t’i bashkohet” tha Orban. Kryeministri hungarez euroskeptik shtoi edhe ca ide të veta se ku do të duhej të shtrihej unioni dhe deri ku, duke kritikuar se qytetarët e Serbisë moti do të duhej të kalonin në Hungari e Europë pa pasaportë.