Kryeministrja serbe, Brnabić: “Ushtria serbe mund të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë!”

Kryeministrja serbe, Brnabić: “Ushtria serbe mund të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë!”

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake në Kosovë në rast të rr e zikimit të jetës së serbëve në Kosovë. Në një deklaratë për mediat Bërnabiç është shprehur se nuk qëndrojnë konstatimet se Beogradi nuk po bën krejt ç’ka është e mundur dhe se serbët nga Kosova gjithnjë e më pak po besojnë se shteti i Serbisë mund t’i mbrojë ata.

“Sikur Serbia të ishte më e dobët, sot do të kishim një Kosovë etnikisht të pastër. Serbia ka arritur të imponohet si një partner konstruktiv dhe i parashikueshëm, i cili vazhdimisht bën thirrje për paqe dhe stabilitet. Kështu që ju nuk mund të thoni që Beogradi është fajtor për diçka, por që Prishtina është burimi i paqëndrueshmërisë. Së dyti, sot Serbia është pakrahasimisht më e fortë ushtarakisht sesa ishte më parë. Sot, ajo mund të guxojë të mbrojë serbët në Kosovë dhe Metohi”, deklaroi Bërnabiqi.