Kryeministrja serbe: “Kurrë në jetën time nuk do ta nënshkruaja pavarësinë e Kosovës!”

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç beson se një marrëveshje historike midis serbëve dhe shqiptarëve është e mundur.Ajo thekson se kjo kërkon udhëheqës të guximshëm me një vizion, siç është Aleksandër Vuçiç, dhe se ajo, si kryeministre, nuk do të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës. Ana Brnabiç konfirmoi se ka presione të ndryshme ndaj Serbisë dhe vlerësoi se ultimatume dhe zgjidhje nuk mund t’i jepen Vuçiçit.

“Ai dhe SNS kujdesen për Serbinë, jo për fitimin e zgjedhjeve. Ne i shohim fitimet e zgjedhjeve si një mënyrë për të luftuar për Serbinë, dhe jo si një qëllim në vetvete”, tha Brnabiç.E pyetur drejtpërdrejt nëse do të nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës, ajo u përgjigj shkurt: “Jo”.