Kush e spiunoi Policinë e Kosovës një natë më herët për aksionin kundër kontrabandës në Mitrovicë?

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet hetime rreth dyshimeve se aksioni Policisë, që u zhvilluar më 13 tetor, kundër kontrabandës me mallra në veri, u dekonspirua një natë më herët, shkruan Gazeta Sinjali. Nga IPK kanë konfirmuar për Sinjalin se hetimet kanë filluar lidhur me rrjedhjen e informacioneve për këtë operacion.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim preliminar me dyshimin për zbulim të paautorizuar të informacionit për operacionin policor të datës 13.10.2021, të zhvilluar nga PK-ja në Mitrovicën e Veriut”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për.