Ky është shteti që nuk e lejon Amerikën që të hapë bazë ushtarake

Ky është shteti që nuk e lejon Amerikën që të hapë bazë ushtarake

Presidenti i Kirgizisë, Sadyr Japarov, e ka refuzuar idenë për hapjen e një baze ushtarake amerikane në vendin e tij, duke thënë se një veprim i tillë do ta vendoste Kirgizinë në një lojë “macja me miun” në aspektin e raporteve me Uashingtonin e Moskën.

Japarov e bëri këtë koment të shtunën gjatë konferencës vjetore me gazetarë, në të cilën iu përgjigj pyetjeve të medieve shtetërore e private si dhe gazetarëve të lirë, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Duke iu përgjigjur pyetjes për një bazë të mundshme ushtarake në Kirgizi për herë të parë në shtatë vjet, Japarov theksoi se vendi tashmë ka një bazë ushtarake ruse në rajonin Chui.

“Një bazë (e huaj” do të jetë e mjaftueshme për ne. Ne nuk duam të luajmë macja e miu me shtetet me ndikim duke vendosur dy baza në territorin tonë”, tha ai para gazetarëve.