Lajm i madh: Presidenti amerikan promovon makinën “bishë” të projektuar nga shqiptari i Shqipërisë

Lajm i madh: Presidenti amerikan promovon makinën “bishë” të projektuar nga shqiptari i Shqipërisë

E besoni apo jo, Biden promovon ‘bishën’ e shqiptarit nga Vlora. Presidenti Amerikan ka disa kohë që po promovon makinat elektrike që prodhohen nga fabrikat e tre kompanive të mëdha të SHBA në Detroit.

Biden bëri një xhiro me makinën e fuqishme, me motor elektrik Hummer, duke shëtitur në oborrin e fabrikës, ndërsa në një moment i dha gaz mjetit duke provuar shpejtësinë dhe fuqinë e tij.

Këtë seri makinash elektrike të GM-së, e ka projektuar një grup inxhinierësh të talentuar, në krye të të cilit bën pjesë një shqiptar nga Vlora: Gjergji Shaska. I ndodhur prej kohësh në SHBA, ai është pjesë e një familje të njohur qytetare dhe intelektuale të Vlorës.