LAJM I PAPRITUR: SHBA kërkon formimin e Zajednicës në Kosovë

LAJM I PAPRITUR: SHBA kërkon formimin e Zajednicës në Kosovë

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit Amerikan, në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i respektojnë zotimet e tyre për implementimin e marrëveshjeve paraprake, përfshirë këtu edhe Asociacionin e Komunave Serbe

“Është thelbësore për Kosovën dhe Serbinë të respektojnë zotimet e tyre duke implementuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme. Kjo përfshin edhe Asociacionin e Komunave Serbe”, ka thënë ky zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Gazetën Express.

Tutje në përgjigje thuhet se SHBA-ja nuk ka ndonjë përshkrim për mënyrën se si duhet të zbatohet marrëveshja për Asociacionin apo ndonjë tjetër marrëveshje dhe se kjo çështje është subjekt i asaj se si palët janë marrë vesh mes vete. LAJMI I PLOTE