LAJMI FUNDIT: Kosova i shpall luftë Rusisë në Ballkan

Shpallja persona non grata dhe dëbimi i dy zyrtarëve rusë, ka bërë që Kosova t’i shpall luftë ndikimit të Rusisë në Ballkan.

Kështu shkruan media ruse Kommersant,duke theksuar se konflikti aktual diplomatik ndërmjet Prishtinës dhe Moskës nuk është i pari i këtij lloji.

Të premten e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se me anë të një vendimi, dy zyrtarë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë janë të padëshirueshëm.