Macron i jep ultimatum BE-së për shqiptarët: “Zgjidheni këtë problem sa më shpejt!”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u ka dërguar një letër konfidenciale të gjithë ambasadorëve francezë të atashuar në vendet brenda Bashkimit Evropian, ku u vendos një ultimatum mbi hapjen e procesit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda vitit 2021.

Sipas burimeve konfidenciale të Albanian Post nga Elysee-ja, dy data janë caktuar nga Macron. Afati për zgjidhjen e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të jetë 14 dhjetori.