Mediat serbe japin alarmin e kuq: “Kosova po përgatit sulm në Veri me kroatët!”

Mediat serbe japin alarmin e kuq: “Kosova po përgatit sulm në Veri me kroatët!”

Mediat serbe kanë shfrenuar edhe një herë fantazinë e tyre për çështjen e Kosovës. Tash, B92 po pretendon se Kosova është duke përgatitur një operacion për të marrë kontrollin e plotë në pjesën veriore të Kosovës. Drejtori i së ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka përkujtuar Kurtit pritjen e keqe në Veri të Kosovës.

“I kërkojmë të mos luajë me sigurinë e popullit serb në Kosovë dhe Metohi, dhe të kujtojë se çka mendojnë ata për të, kur provoi të ecte në atë pjesë,” – tha ai. Shërbimet e Inteligjencës – shkruajnë mediet serbe – kanë pasur informacione qe një kohë të gjatë për planet e “pushtimit” të veriut, dhe kanë marrë informacione shtesë nga kolegët e tyre rusë. Kështu ishte zbuluar që Forcat e Sigurisë së Kosovës, me mbështetjen logjistike të amerikanëve, po përgatiteshin për s ulm, në një operacion të koduar “Shpata e Artë”. BURIMI LAJMIT