Ministri grek: Për çështjen e detit me Shqipërinë, do të merremi vesht në Gjykatën e Hagës

Ministri grek: Për çështjen e detit me Shqipërinë, do të merremi vesht në Gjykatën e Hagës

“Greqia dhe Shqipëria hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet e tyre bilaterale, me vendimin për të referuar caktimin e kufijve detarë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”.

Kështu ka deklaruar sot Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, në një organizim të zhvilluar online nga ELIAMEP në bashkëpunim me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur Shqipëri (OSFA), mbi marrëdhëniet Greko-Shqiptare, me temë “Marrëdhëniet Shqipëri dhe Greqi: çfarë mendojnë qytetarët”.