Netanyahu: “Me Bidenin kemi pikëpamje të ndryshme për Iranin dhe Palestinën”

Netanyahu: “Me Bidenin kemi pikëpamje të ndryshme për Iranin dhe Palestinën”

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se janë dakord me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për shumë çështje, por ata kanë pikëpamje të ndryshme për Iranin dhe Palestinën, transmeton Anadolu Agency.

Pasi iu kujtua se kanë kaluar rreth 4 javë që kur Biden mori detyrën dhe ende nuk e ka telefonuar atë, në një intervistë për televizionin izraelit Channel 12, Netanyahu tha se Biden do të telefonojë. “Ne kemi një marrëdhënie të fortë miqësore për rreth 40 vjet. Ne e njohim njëri-tjetrin”, tha ai.