Nga Amerika vjen deklarata e fuqishme: “Kosova po prodhon siguri dhe paqe në rajon e më gjerë!”

Delegacioni i Kosovës i përbërë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, përfaqësues diplomatik të Kosovës në ShBA dhe përfaqësues të FSK-së, kanë vazhduar takimet zyrtare dhe pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme në Iowa, me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të Programit për Partneritet Shtetëror mes Kosovës dhe Iowa-s në sektorin e mbrojtjes.

Me këtë rast ministrja Gërvalla shprehu falënderimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që institucionet e Kosovës dhe FSK-ja ka me Gardën Kombëtare të Iowa-s nga e cila tha se ka përfituar mjaftë shumë vendi ynë. “Ky partneritet 10 vjeçar do të thotë shumë për Kosovën.

Është një kontribut tepër i madh drejt FSK-së e cila ka përfituar nga ky partneritet duke u zhvilluar dhe modernizuar dhe duke u bërë forcë e stabilitetit dhe paqes në rajon”, shtoi ajo ndër të tjera. LAJMI I PLOTE