Njihuni me dy ‘luaneshat’ e FSK-së, që arritën suksese në akademitë më të forta botërore

Njihuni me dy ‘luaneshat’ e FSK-së, që arritën suksese në akademitë më të forta botërore

Në prill u shpërblye me çmimin si kadetja më e mirë e huaj në Akademinë Ushtarake Sandhurst në Britani të Madhe. Pak muaj më pas, Ilirianë Bunjaku, njohuritë e marra në një prej akademive më të forta në botë, po i zbaton në Ushtrinë e Kosovës.

Me shumë angazhime e takime nga mëngjesi, Iliriana si nëntogere në FSK aktualisht po kryen detyrat si komandante e kompanisë. “Aty zhvillohesh më shumë në aspketin e lidershipit apo udhëheqjes, dhe deri në nivel kompanie jam e përgatitur që ato njohuri t’i shfaqë te pjesëtarët e mi”, fillon rrëfimin Iliriana. Megjithëse, gjithë kjo rrugë nuk ishte e lehtë për Ilirianën.LAJMI I PLOTE