Njihuni me komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë: Emri dhe mbiemri

Njihuni me komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë: Emri dhe mbiemri

Nga nëntori, gjeneralmajor Ferenc Kajári do të marrë komandën njëvjeçare mbi misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR) nga italiani Franco Federici. Do të jetë hera e parë që një oficer nga Hungaria është në krye të KFOR -it.

Nga viti 2000 e deri më sot, komandantët e KFOR -it kanë qenë nga Italia, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Norvegjia dhe Spanja. Sipas MTI, Kajári vlerësoi se emërimi është “një njohje serioze e gatishmërisë së forcave të armatosura hungareze”.

“KFOR është operacioni më i madh i NATO-s në 2021 dhe përbëhet nga mbi 3500 ushtarë nga 27 vende, dhe Hungaria do të sigurojë njësinë e tretë më të madhe”, kujtoi Kajári të mërkurën, duke iu drejtuar mediave nga Qendra e Trajnimit të Ushtrisë Hungareze në Szolnok.