“Nuk e kisha besu se Drenica ka me iu gëzu humbjes së djalit të Hamëz Jasharit”

Aktori i njohur shqiptare, Çun Lajçi, ka reaguar për të gjithë ata që festuan humbjen e Bekim Jasharit në Skenderaj. Lajçi përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se familja Jashari është vet Kosova, ku në anën tjetër nuk e priste që Drenica do t’iu gëzonte aq shumë humbjes se djalit t’Hamëz Jasharit, e do të festonte me kallasha.

Postimi i plotë: “Jasharajt janë Kosova, Tri ditë mbas m a s a k r ës se Jasharajve e pata shkrua nji monolog për plisin e dheun.S’ishte ndonji mrekulli e madhe, por ishte shpresë (për ata që thojshin jemi ushtarët e Komandantit), se Ademi nuk ka vdekë. Asht gjallë n’fushat e Kosovës! Ndër ato pak fjalë që po ia thosha Hamzës të varri, ishte edhe nji krahasim: Azemi vdiq e shkoi tue i knua “Azem Bejta Azem Galica, ta pau sherrin tan Drenica”Cilit keni me ia knua ket kangë tash? Cilit?.. LAJMI I PLOTE