“Kur amerikanët të largohen nga aty, ne do të jemi në Kosovën tonë të dashur!”

Sekretari i Kuvendit të Serbisë, Veljko Odaloviç deklaroi se “pasi amerikanët u tërhoqën nga Afganistani, kjo do të thotë se ta libanët kanë fituar, kudo që ishin amerikanët ata e kanë lënë, janë kthyer përgjithmonë nga ato vende. Janë kthyer meqë nuk ua ka mbajtur, sepse nuk kanë pasur të drejtë të qëndrojnë n’vendet e huaja.

Ato vende kanë njerëzit e tyre, kanë traditat dhe kulturat e tyre, kanë pushtetin e tyre dhe nuk kanë se çka lypin amerikanët gjithandej botë, nuk kanë se çka kërkojnë edhe në Kosovën tonë të dashur. Ne ishim aty dhe ne do të jemi aty, ne në momentin sa të largohen amerikanët, të nesërmen do të jemi aty, në shpirtin tonë, në jetën tonë në Kosovën e Zotit dhe në Kosovën e popullit të Serbisë jetike!

Amerika ka treguar se ka sjellje të papërgjegjshme, çfarë kanë bërë, tërhoqën njerëzit dhe u morën vesh me disa vende për të pranuar ata që i kishin njerëz të vetë”, tha Odaloviç.