Paralajmërohen investime të mëdha: “Ushtria shqiptare do të blejë raketa, dronë, dhe helikopterë amerikanë!”

Paralajmërohen investime të mëdha: “Ushtria shqiptare do të blejë raketa, dronë, dhe helikopterë amerikanë!”

Në tre vitet që vijnë, krahas bazës së Kuçovës e cila do të vihet në dispozicion të avionëve të NATO-s, Shqipëria do të ketë edhe pajisje të reja me raketa dhe dronë. Në dokumentin e siguruar nga Tirananews.al, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Prof. Assoc. Bajram BEGAJ shprehet se në vitet 2020-2023, do të intensifikohet modernizimi i FA duke investuar në sisteme, pajisje dhe infrastrukturë.

“Kompletimi i njësive të deklaruara në NATO me sisteme të ndërveprueshme identifikimi do të ecë paralel me përmirësimin e kapaciteteve të kërkuara për vëzhgimin e hapësirës tokësore (përfshi sistemet e fluturimit pa pilot (UAV), detare dhe ajrore të RSH, për të garantuar monitorimin e hapesirës, sigurinë e informacionit, transmetimin e të dhënave dhe menaxhimin e dokumenteve, në përputhje me zhvillimet teknologjike”, thuhet në dokument. LAJMI I PLOTE