Pas humbje së thellë të LDK-së në zgjedhje, tani vjen reagimi i fuqishëm nga Isa Mustafa

Pas humbje së thellë të LDK-së në zgjedhje, tani vjen reagimi i fuqishëm nga Isa Mustafa

Isa Mustafa ka reaguar pas humbjes së thellë të LDK në zgjedhje. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Isa Mustafa shkruan se partia e tij do të bëjë një analizë të thellë të zgjedhjeve.

Ndonëse LDK-së i janë përgjysmuar votat, krahasuar me zgjedhjet e fundit, Mustafa tha se kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, ka bërë një punë të shkëlqyeshme.

Më tej, ai premtoi se LDK do ta respektojë rezultatin e zgjedhjeve. Gjithashtu ai tha se do të bëjnë ndryshime të nevojshme brenda LDK-së.