Pas tensioneve në veri, Rusia i dërgon mesazh Kosovës: “Ndaloni pastrimin etnik në Mitrovicë!”

Pas tensioneve në veri, Rusia i dërgon mesazh Kosovës: “Ndaloni pastrimin etnik në Mitrovicë!”

Ministria e Jashtme e Rusisë ka dal me një komunikatë ku reagon për aksionin që bëri Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut kundër k ontrabandës së mallrave. Udhëheqësja e departamentit të informacionit dhe mediave në MPJ-në ruse, Maria Zakharova në komunikatë ka thënë se shqiptarët e Kosovës duhet të heqin dorë nga planet e tyre për sp astrim të popullatës jo-shqiptare në Veri.

“Ne jemi dëshmitarë të një mosgatishmërie demonstrative nga ana e shqiptarëve të Kosovës që të heqin dorë nga planet e tyre ag resive që synojnë pastrimin e këtij territori nga banorët jo-shqiptarë duke krijuar kushte të padurueshme ekzistence për ta”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.